PËR NE
  • Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është z. Petrit Ajeti. Emërohet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Drejtori i AKI në pajtueshmëri me Ligjin nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Rregulloren e Organizimit të Brendshëm dhe ligjet tjera në fuqi, është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të AKI. Drejtori i AKI shërben edhe si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.

  • Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është z. Agon Bytyqi. Emërohet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Zëvendësdrejtori i AKI ndihmon Drejtorin e AKI dhe drejton aktivitetet operacionale të njesive organizative të AKI nën mbikqyrjen e Drejtorit të AKI. Zëvendësdrejtori i AKI përkohësisht kryen dhe ushtron përgjegjësitë e Drejtorit të AKI gjatë mungesës apo paaftësisë së Drejtorit. Në rast të paaftësisë së përheshme, Zëvendësdrejtori i AKI kryen dhe ushtron përgjegjësitë e Drejtorit të AKI deri në kohen kur zëvendësimi i Drejtorit të AKI emërohet në mënyrë formale.

  • Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është z. Kujtim Shala. Emërohet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Inspektori i Përgjithshëm inspekton aktivitetet e AKI. Është përgjegjsi e Inspektorit të Përgjithshëm të ndihmoj Drejtorin të jetë i informuar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme për problemet potenciale në aktivitetet e AKI, me qëllim të promovimit të ekonomisë, efikasitetit, efektivitetit dhe evitimit të çfarëdo shkeljeje ligjore.

     

Të drejtat e rezervuara © A K I