PËR NE
  • Z. Burim Ramadani
    Inspektor i Përgjithshëm i AKI

    Burim Ramadani u lind më 14 dhjetor 1981 në Suharekë.

    Ramadani është emëruar në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së më 25 nëntor 2019, ndërsa paraprakisht ka qenë Zëvendësministër i Mbrojtjes (fillimisht zëvendësministër i FSK-së), 2018-2019, dhe Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, 2019.

    Ramadani, ndër të tjera, ka udhëhequr punën ndër-institucionale në hartimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës, 2018-2019. Ramadani ka diplomuar në studimet Master në Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008. Ka diplomuar në studimet Bachelor në Administratë Publike në Universitetin e Prishtinë, në vitin 2004.

    Në shkollën e gazetarisë "Faik Konica", në vitin 2002. Gjatë 12 viteve të fundit, ka përfunduar trajtime dhe programe të ndryshme të specializimit, në fushat e sigurisë.

    Ramadani është i martuar me Lenën dhe kanë dy fëmijë, Ana dhe Lum.

    Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe fillestar në gjuhën serbe.

     

     

Të drejtat e rezervuara © A K I