Inspektori i Përgjithshëm i AKI
  • Portfolio

    Përgjegjësia e Inspektorit të Përgjithshëm.

    Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërdrejt Kryeministrit dhe Komisionit mbikëqyrës parlamentar të AKI

    Inspektori i përgjithshëm inspekton aktivitetet e AKI-së.

    Është përgjegjësi e inspektorit të përgjithshëm të ndihmojë drejtorin të jetë informuar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme për problemet potenciale në aktivitetet e AKI-së, me qëllim të promovimit të ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit, dhe evitimit të çfarëdo shkeljeje ligjore.

    Përgjegjësia e inspektorit të përgjithshëm përfshin auditimet financiare të aktiviteteve të AKI-së. Përveç Drejtorit të AKI-së, rezultatet e këtyre auditimeve do t'i vihen në dispozicion edhe Kryeministrit

    Inspektori i përgjithshëm është përgjegjës për të mbështetur hetimet e Avokatit të Popullit

    Inspektori i përgjithshëm është përgjegjës për ofrimin e funksionit të kontrollit të brendshëm në AKI duke shqyrtuar aktivitetet e AKI-së, iniciuar inspektime, auditime dhe hetime, hetuar ankesat në lidhje me aktivitetet e AKI-së apo të bëra nga personat në Kosovë.

    Inspektori i përgjithshëm i rekomandon Drejtorit të AKI-së veprime korrektuese dhe monitoron progresin e secilit veprim korrektuese të urdhëruar nga drejtori i AKI-së

    email: inspektori@aki-rks.org

Të drejtat e rezervuara © A K I