Njoftime
  • Njoftim për shtyp

    Me rastin e shënimit të 12 vjetorit të Pavarësisë dhe 11 vjetorit të themelimit të AKI në objektet e AKI është mbajtur një ceremoni solemne ku kanë qenë prezentë Kryeministri i vendit z. Albin Kurti dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore dhe përfaqësues të shërbimeve partnere.

     

    Me këtë rast Kryeministri i vendit, z.Kurti dhe Drejtori i AKI, z.Gashi kanë vlerësuar rëndësinë dhe punën e këtij institucioni përballë kërcënimeve dhe rreziqeve gjatë rrugëtimit të vendit në procesin e shtetndërtimit.

    AKI në 11 vjet të ekzistencës së vet, ka kaluar nga stadi i themelimit dhe ndërtimit të kapaciteteve, në stadin e një agjencie të inteligjencës mirë të organizuar dhe të respektuar edhe në nivel ndërkombëtar.

    Zhvillimet gjeopolitike por edhe teknologjike nëpër të cilat po kalon sot bota dhe rajoni ynë kanë reflektim direkt në punën e AKI. Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional dhe me shërbimet partnere është dëshmuar me rezultate konkrete në kontributin në sigurinë globale.

     

Të drejtat e rezervuara © A K I