Njoftime
  • Vizitë nga Komisioni për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë


    Në kuadër të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka pritur për një vizitë Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë.

    Gjatë kësaj vizite të realizuar në Republikën e Kosovës , delegacioni nga Shqipëria, i shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI Ganimete MUSLIU, ka vizituar edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Delegacioni nga Shqipëria ishte i kryesuar nga Nasip NACO - Kryetar i Komisionit.

    AKI, me këtë rast prezantoj para Delegacionit Shqiptar, të arriturat dhe angazhimin aktual kundrejt kërcënimeve që mund ta sfidojnë sigurinë nacionale.

    Prishtinë, 10/02/2022

Të drejtat e rezervuara © A K I