Njoftime
-
AKI dhe SHKK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Sot, në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI z. Petrit AJETI dhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Sami GASHI, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet AKI dhe SHKK.
Ky memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre ligjor.Prishtinë, 03/10/2022