Njoftime
  • AKI dhe ARBK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

    Sot në Objektin Qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Drejtorit të AKI z. Petrit Ajeti dhe Zv. Drejtorit të përgjithshëm, të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, znj. Lebibe HALITI.

    Ky Memorandum do të ndihmoj ARBK dhe AKI në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.

    Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë.

    Prishtinë, 22/11/2023

Të drejtat e rezervuara © A K I