-
10-vjetori i themelimit të AKI-së
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të AKI-së, me 31.01.2019 në objektet e AKI-së është mbajtur një ceremoni solemne ku prezentë kane qenë personalitetet më të larta të shtetit, si Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministri i vendit z. Ramush Haradinaj, përfaqësues të institucioneve të tjera, përfaqësues të shërbimeve partnere dhe të ftuar specialë nga Uashington D.C.
Me ketë rast, Presidenti dhe Kryeministri i vendit kanë shprehur vlerësimin më të lartë për punën e madhe dhe sukseset e arritura nga AKI në të mirë të sigurisë kombëtare. Presidenti dhe Kryeministri premtuan përkrahjen edhe në të ardhmen në përmbushjen e detyrave dhe misionit që ka AKI-ja.
Gjithashtu, përfaqësues nga agjenci partnere kanë shprehur vlerësime në bashkëpunim për kundërvënie dhe luftën ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve që cenojnë paqen dhe sigurinë e vendeve tona si: terrorizmi, kërcënimet hibride, kibernetike, krimi i organizuar dhe transkufitar, etj.
Sot, Agjencia e Kosoves për Inteligjence në partenritet edhe me agjencitë homologe qëndrojnë të gatshme dhe të afta në ballafaqimin me këto kërcënime dhe përmbushjen e detyrave që kanë.
Të drejtat e rezervuara © A K I
Njoftime