Njoftime
  • Deklaratë për shtyp

    Me datën 31.03.2015, rreth orës 18, ne aksin rrugor Prishtinë – Pejë, shtetasi B.H i lindur me 24.02.1985 është ndaluar nga Njësia e Trafikut te Policisë se Kosovës, për shkak te tejkalimit te shpejtësisë prej 107 km/h, ne vendbanim te lejuar ne 50 km/h. Personi i lartcekur për ti ikur dënimit për shkak te kundërvajtjes, deklaron rrejshëm se është “i inteligjencës”. Pas verifikimeve relevante, është vërtetuar se personi ne fjalë ka provuar te mashtroj organet e rendit.

    Nisur nga ky fakt, ju bëjmë thirrje te gjitha institucioneve te Republikës se Kosovës dhe te gjithë shtetasve te lajmërojnë ne 038/260-250 apo ne info@aki-rks.org te gjitha deklarimet e rrejshme qe paraqesin personat e paautorizuar dhe te pandërgjegjshëm.

    Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj.

     

Të drejtat e rezervuara © A K I